Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Fusha në gjendje të rënduar, ndeshja e Kategorisë së Parë zhvendoset në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
Fusha në gjendje të rënduar, ndeshja e Kategorisë së
Kategoria e Pare

Erzeni do të presë Burrelin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 20-të të Kategorisë së Parë. Një përballje interesante mes dy skuadrave që knë detyrim vetëm fitoren.

Takim ky i programuar të luhej ditën e shtunë në orën 13:30 në “Tofik Jashari”, por tashmë kjo sfidë ka pësuar ndryshime. Dueli mes shijakasve dhe mbretërorëve do të luhet ditën e hënë në orën 13:30 në “Arenën e Demave”.

Kjo pasi gjendja e fushës së “Tofik Jasharit” është shumë e rënduar dhe kjo ka bërë që shijakasit të zhvendosen në kryeqytet. Kjo nuk është hera e parë për ta që bëjnë një gjë të tillë, pasi edhe takime të tjera të programuara për t’i luajtur në shtëpi janë zhvilluar në stadium të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu