
Lushnja - Burreli
Lushnja pati një sfidë të vështirë sot ndaj Burrelit. Lagunarët edhe pse në shtëpi, u mundën nga skuadra e Bicajt që shpërtheu në festime direkt pas rënies së bilbilit.
Festa e ekipit verior u bë e madhe në dhomat e zhveshjes të stadiumit të qytetit të Lushnjës “Roza Haxhiu”. Mbretërorët siç njihen ndryshe u mblodhën të gjithë sëbashku dhe celebruan 3 pikët në fushën e verdhjeshilëve.
Ditmar Bicaj e ka transformuar skuadrën veriore dhe kjo u duk dhe në suksesin e sotëm në Kategorinë e Parë që erdhi falë golit të kolumbianit Arango.
Pas tredhëmbëshit Vorë-Kavajë-Vlorë, Burreli është epiqendra e re e futbollit për t’u ngjitur në elitë.

Festa e Burrelit në "Roza Haxhiu"
Poll