Laci
Laçi në këtë sezon do të luftojë “dhëmbë për dhëmbë” me Skënderbeun dhe Pogradecin për ngjitjen në Superiore. Aktualisht kurbinasit e kanë mbyllur pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Kategorinë e Parë.
Bardhezinjtë kanë arritur të grumbullojnë 33 pikë pas 17 javësh, duke ndjekur korçarët me 7 pikë më pak. Por ajo që bie në sy në ekipin e këtij sezoni është reparti i mbrojtjes.
Deri në këtë pikë të kampionatit, ekipi i Naci Sensoy ka mbrojtjen më të mirë. Kanë pësuar vetëm 10 gola, ndërsa kanë arritur të shënojnë 26 të tillë.
Kështu kurbinasit kanë bërë një mbrojtje “bunker”, me rivalët që e kanë të vështirë të “thyejnë” këtë repart dhe të gjejnë portën e laçianëve.
Poll
