Dueli mes Besës dhe Flamurtarit ishte i fundit për javën e 11-të të Kategorisë së Parë dhe njëkohësisht mbyll edhe fazën e parë të kampionatit. Ky takim nuk nxori asnjë fitues, pasi skuadrat u ndanë në barazim 0-0 në Rrogozhinë.
Pas javës së 11-të Flamurtari dhe Vora bashkëkryesojnë me nga 28 pikë. Besa e Kavjës i ndjek nga pas me 3 pikë më pak, ndërsa mban vendin e 3-të në klasifikim. Këtë javë festuan edhe Kastrioti, Pogradeci dhe Valbona.
Krutanët janë forca e 4-të në kampionat me 17 pikë, ndërsa poshtë tyre vjen Burreli me 16 pikë. Ndërkohë pogradecarët kanë 15 pikë dhe mbajnë vendin e 6-të. Apolonia dhe Lushnja këtë javë nuk ia dolën të sigurojnë asnjë pikë, ndërsa kanë kuotë të njëjtë pikësh, 12 dhe mbajnë përkatësisht vendin e 7 dhe 8-të.
Korabi ndodhet në “Play-out” bashkë me Kukësin. Ekipi nga Peshkopia ka 11 pikë, ndërsa verilindorët kanë grumbulluar 10 pikë. Valbona pas fitores me Lushnjen shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Erzeni mbyll klasifikimin me vetëm 2 pikë pas 11 javësh.