Skuadra e Laçit
Skuadra e Laçit u shpall kampione në Kategorinë e Parë, pasi siguroi fitoren në javën e fundit ndaj Skënderbeut në Korçë. Pas 33 javësh kampionat, Laçi e mbylli sezonin në vendin e parë me 79 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu ndjekës.
Me rastin e këtij suksesi, Bashkia e Kurbinit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ditën e sotme do të organizohet një festë në sheshin “Gjin Pjetri” në Laç.
Sipas njoftimit, i ftuar special do të jetë ish-banori i BBVA, Joz Marku, i cili do të performojë për të festuar këtë arritje.
View this post on Instagram
Poll
