Një nga ndeshjet më të luftuara dhe të rëndësishme ishte dueli mes Skënderbeut dhe Pogradecit. Përballje kjo që u zhvillua në Korçë dhe në fund të 90-të minutave doli fitimtar ekipi i Pogradecit.
Miqtë ia dolën të mposhtin kryesuesit e kampionatit me shifrat 2-1. Një fitore me përmbysje nga pogradecarët, të cilët pas golit të Nasr, ia dolën me sukses të kthejnë gjithçka në favorin e tyre.
Ekipi bëri një ndeshje mjaft pozitive, me pjesën e dytë që foli në anën e tyre, pasi siç dihet edhe golat u shënuan po në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Kazeem dhe më pas Danladi, të cilët i siguruan 3 pikët skuadrës.
Pas këtij triumfi, Pogradeci shkon në kuotën e 26 pikëve dhe ndodhet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit. Skuadra e Emiliano Çelësa ka tashmë 1 pikë më pak se Laçi i vendit të dytë dhe 8 më pak se Skënderbeu kryesues. Siç dihet kampionati është i gjatë dhe liqenorët kanë të githa mundësitë për të tentuar edhe rikthimin në Superiore, ku pa diskutim ky është edhe qëllimi i tyre kryesorë në këtë sezon.
View this post on Instagram
