
Kukësi do të luajë një tjetër “finale” të rëndësishme në kampionat. Ditën e dielë në orën 14:00 do të luajë në transfertë ndaj Erzenit, përballje e vlefshme për javën e 2-të të Kategorisë së Parë.
Pikërisht për këtë takim, verilindorët kanë nsiur përgatitjet. Fatjon Tafaj ditën e djeshme u zyrtarizua në krye të ekipit dhe tashmë nuk ka humbur kohë. Paraditen e sotme ka zbritur në fushë skuadrën dhe ka zhvilluar me lojtarët përgatitjet e parë.
“Fatjon Tafaj ka nisur paraditen e sotme punën si trajner i skuadrës sonë, duke drejtuar seancën e parë stërvitore, në prag të ndeshjes ndaj Erzenit.
Trajneri i ri i skuadrës, u prezantua para ekipit nga administratori i klubit, Florjan Biba, teksa në staf rikthehet edhe Albi Lika si trajner i portierëve.
Ditët në vazhdim, stafi do të plotësohet me ndihmës trajnerin dhe përgatitësin atletik.
#KUKESITEGJITHEVE #KUKESIKUKSIANEVE #OBJEKTIVISUPERIORE”, shkruhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram