
Ditën e djeshme u mbyll takimi i javës së 21-të midis Pogradecit dhe Korabit në Kategorinë e Parë. Në këtë sfidë u gjet dhe goli i parë i Vangjel Zguros që pas rikthimit te Pogradeci.
Pogradecari realizoi golin e parë për fanellën e qytetit që pas ardhjes në këtë merkato. Mbrojtësi gjeti rrugën e golit falë një penalltie të ekzekutuar në mënyrë perfekte, që i dha dhe fitoren ekipit ndaj dibranëve në shtëpi.
Zguro erdhi në “Gjorgji Kyçyku” pas mbylljes së aventurës me Partizanin në mënyrën më të keqe prej zënkave me teknikun Veselinovic për të cilat foli dhe vetë qendërmbrojtësi.
Tek “liqenorët” Vangjeli është aktivizuar në 4 ndeshje që në janar kur rifilloi kampionati dhe këtë fundjavë gjeti golin e parë të cilin e manifestoi me një super festë në drejtim të tifozëve duke puthur stemën e klubit të qytetit të lindjes.
Goli i Vangjel Zguros