
Ndeshja e parë e epokës së re të Kukësit mbyllet me barazim 1-1. Verilindorët bënë ‘paqe’ me Partizanin U19 në një test miqësor të zhvilluar mëngjesin e sotëm në ‘Arenën e Demave’.
Të rinjtë e Partizanit shënuan të parët në startin e pjesës së dytë me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Kristi Gjoka, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 75’. Në rradhët e Kukësit shihej gjithashtu një ekip me shumë lojtarë të rinj që kryesisht vinin nga moshat teksa ende nuk ka nisur merkato në hyrje.
Për Kukësin luajtën këto lojtarë: Dervishaj, Murati, Kapllani, Lamellari, Owen, Momoh, Mateli, Hilaj, Hasaj, Beshiraj, Birçe. U aktivizuan: Nova, Murati, Sulçe, Metani, Repaj, Danaj, Pjetri, Sadik, Peposhi, Victor
Në shkallët e tribunave ndodhej edhe drejtori sportiv Renato Arapi i cili mbikqyri ekipin në këtë miqësore. Ish-mbrojtësi i disa skuadrave të Superiores ka nisur punën për rindërtimin e Kukësit të rid he në ditët në vijim priten të afrohen një sërë lojtarësh që do të plotësojnë organikën për sezonin e ri që i gjen ata në Kategorinë e Parë.