
Ditën e sotme në fushë nuk do të zbresin vetëm ekipet e Superiores. Pikërisht sot, do të luhen edhe 4 ndeshjet e mbetura të javës së 3-të të Kategorisë së Parë.
Luftëtari do të presë në shtëpi ekipin e Burrelit, ndërsa Apolonia luan në transfertën e vështirë përballë Besës së Kavajës. Në krahun tjetër Kastrioti përballet me Korabin, ndërsa Pogradeci me Laçin.
Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këto sfida. Më poshtë do të njiheni me emrat e secilit prej tyre, në ndeshjen përkatëse.
Vlen të theksohet se këto 4 ndeshje do të luhen paralelisht, duke nisur nga ora 16:00.
Pogradeci-Laçi
Arbitër kryesor:Klodian Shahini
Asistent 1:Ediena Kapxhiu
Asistent 2:Heraj Lisaku
Arbitër i 4:Florjan Lata
Luftëtari-Burreli
Arbitër kryesor:Olti Çela
Asistent 1:Nuri Rrapaj
Asistent 2:Dionis Mile
Arbitër i 4:Laver Alla
Besa-Apolonia
Arbitër kryesor:Indrit Myrtja
Asistent 1:Mirjeta Salla
Asistent 2:Saimir Hysjeni
Arbitër i 4:Xhulian Bacaj
Kastrioti-Korabi
Arbitër kryesor:Andi Koçi
Asistent 1:Fatmir Lama
Asistent 2:Gerald Cenolli
Arbitër i 4:Egli Spahiu