Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu zgjidh “hallin” e portës, vjen firma me kampionin e Egnatias (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu zgjidh “hallin” e portës, vjen firma me
Ilir Dobjani

Ilir Dobjani do të jetë portieri më i ri i Skënderbeut. Pasi mbylli aventurën e tij me Vushtrrinë në Ligën e Parë të Kosovës, 25-vjeçari ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri, duke nisur një rrugëtim të ri në Kategorinë e Parë.

Ai do të firmosë me korçarët një kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kështu, eksperienca e Dobjanit i zgjidh hallet Skënderbeut, ekip të cilit iu dëmtua portieri titullar, Marco Alia, duke i lënë të “papërgatitur”.

Kujtojmë se 25-vjeçari vjen te Skënderbeu pas një eksperience mjaft të bukur edhe me Egnatian në Superiore. Ai ka qenë pjesë e rrogozhinasve, në 2 titujt kampionë të fituar në 2 sezonet e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu