Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ Nga ish-i i Tiranës te ai i Vllaznisë, “lumë” largimesh nga Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Nga ish-i i Tiranës te ai i Vllaznisë,
Kukesi

Te Kukësi ka një eksod largimesh në këtë merkato. Një “valë” e madhe ka përfshirë verilindorët, të cilët çdo ditë e më shumë po zbrasen, duke bërë që skuadra të jetë në një “krizë”.

Pas Plarent Fejzajt që zyrtarizoi largimin ditën e djeshme, sot “Newsport” ka mësuar ekskluzivisht se të tjerë lojtarë kanë ndarë rrugët me Kukësin. Argel Avdiu është i radhës, i cili ka mbyllur aventurën e tij me verilindorët në këtë merkato.

Ndërkohë të njëjtën rrugë do të kenë edhe Okseold Sefa, Oniks Grezda dhe Redon Dragoshi. Të 3 futbollistët pritet të ndajnë rrugët me drejtuesit.

Siç shihet një “boshatisje” e ekipit, duke nisur nga ish-i i Tiranës që është Sefa e deri te Dragoshi që ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, teksa te Kukësi ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. 

Vlen të theksohet se Kukësi ndodhet vërtetë në një krizë, pasi pas 17 javësh kampionat ndodhen të fundit në tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë. Kanë arritur të grumbullojnë vetëm 9 pikë dhe që duken me një “këmbë” në Kategorinë e Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu