
Ard Mema
Adrian Mema dhe Pogradeci mbyllën bashkëpunimin mes palëve mbrëmjen e djeshme. Së fundmi, “Newsport” ka mësuar rreth largimit të trajnerit kryeqytetas nga klubi liqenor.
Tekniku 53-vjeçar ka pohuar se nuk ka pasur asnjë arsye specifike rreth largimit të tij. Gjithashtu, Mema ka konfirmuar se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub tjetër.
“Jam larguar nga Pogradcei. Thjesht i thashë presidentit dhe mbyllëm bashkëpunimin, s’ka ndonjë arsye specifike. Momentalisht s’jam në bisedime me asnjë klub tjetër pasi këto ditë e mbylla me Pogradecin”, tha Mema.
Poll