Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ Bubeqi i la pa trajner, Kastrioti nuk vonon dhe rikthen ish-in e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Bubeqi i la pa trajner, Kastrioti nuk vonon dhe rikthen ish-in e
Kastrioti

Dorjan Bubeqi u largua nga Kastrioti duke lënë krutanët pa trajner. Vendimi i teknikut për dorëheqje ishte i papritur, pasi dhe rezultat nuk ishin aspak negative nën drejtimin e ti.

Megjithatë, Kastrioti nuk ka vonuar dhe ka gjetur zëvendësuesin e Bubeqit. Newsport.al mëson se trajneri i ri i krutanëve do të jetë Stavri Nica. Madje ky i fundit ka nisur menjëherë nga puna dhe ka dalë në stërvitje me ekipin.

EKSKLUZIVE/ Bubeqi i la pa trajner, Kastrioti nuk vonon dhe rikthen ish-in e
Stavri Nica në stërvitje me ekipin e Kastriotit

Kujtojmë që Nica ka një karrierë të gjatë si në Superiore, Kategorinë e Parë apo dhe në të dytën. 70-vjeçari ka drejtuar ekipe si Kukësi, Laçi, Teuta, Erzeni, Shkumbini, Bylis, Burreli, Devolli, Besëlidhja dhe Luzi.

Për Nicën ky është një rikthim te Kastrioti, pasi më parë e ka drejtuar nga tetori i 2018, deri në dhjetor të po atij viti. /Newsport.al/

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga