Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E PAPRITUR/ Vetëm 2 ndeshje në stol, klubi i Kategorisë së Parë largon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Vetëm 2 ndeshje në stol, klubi i Kategorisë së
Ilir Spahiu

Ilir Spahiu nuk është më një trajner i Kukësit. Ka qenë vetë klubi që ka bërë të ditur lajmin për largimin e teknikut me një komunikim në faqen zyrtare. Ishte vetë Spahiu i cili ka marrë vendimin për t’u larguar për arsye familjare, siç shpjegohet në njoftim.

Spahiu e drejtori vetëm për 2 ndeshje ekipin ku mori 1 fitore me Erzenin dhe 1 humbje me Vorën. Ditën e nesërme do të prezantohet trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën pasnesër përballë Apolonisë e më tej gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

-NJOFTIMI I KLUBIT-

FALEMINDERIT ILIR SPAHIU ????????

Futboll Klub Kukësi njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Ilir Spahiu! Tekniku i ka komunikuar drejtuesve të klubit se për arsye familjare, nuk mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën në Kukës.

Pavarësisht se dëshira dhe insistimi i klubit ishte që Spahiu të mbetej në krye të ekipit të parë, është mirëkuptuar vendimi i trajneri për t'u larguar.

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën, do të prezantohet ditën e nesërme.

Klubi falënderon Ilir Spahiun për kontributin dhe profesionalizmin e tij në këto javë si trajner i skuadrës i uron suksese në vazhdim.

E PAPRITUR/ Vetëm 2 ndeshje në stol, klubi i Kategorisë së
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga