
Laçi mbetet pa trajner. Rui Amorim dhe ndihmësit e tij janë larguar nga kurbinasit.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi bardhezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi shkuan se trajneri së bashku me ndihmësit e tij janë largua rnga ekipi për arsye familjare, me palët që ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Aventura e Amorim në krye të kurbinasve zgjati vetëm 1 muaj, pasi më 14 korrik u prezantua si trajneri i bardhezinjve. Tashmë te Laçi do të duhet të përshpejtojnë për të gjetur zëvendësuesin e Amorim, pasi kampinati do të startojë pas 1 jave.
“NJOFTIM
KF Laçi njofton se trajneri i parë, Rui Amorim, ndihmës trajneri, Joao Redondo dhe trajneri i portierëve, Tiago Torcato, janë larguar nga drejtimi i ekipit bardhezi për probleme familjare duke ndërprerë kështu bashkëpunimin me ekipin tone”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram