Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E PAPRITUR/ Është golashënuesi i Kategorisë së Parë në këtë sezon, klubi pezullon sulmuesin (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Është golashënuesi i Kategorisë së
Anthony Umejiego

Anthony Umejiego është padiksutim futbollisti më kryesorë i Apolonisë në sezonet e fundit. 22-vjeçari është golashënuesi i fierakëve në këtë sezon, madje kryeson edhe listën e golashënuesve në Kategorinë e Parë.

Deri më tani ka mundur të shënojë 5 gola, por sërish është pezulluar nga klubi. Kjo pasi drejtuesit duke parë rëndësinë e futbollistit kërkojnë rinovimin me të, por sulmuesi nuk është i këtij mendimi.

Në këto kushte, klubi ka vendosur ta pezullojë pa afat si një formë presioni për të që të pranojë rinovimin. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit përfundon në qershor dhe klubi nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Ndërkohë futbollisti këtë fundjavë u aktivizua me Apoloninë B, ekip që luan në Kategorinë e Tretë. Sulmuesi ia doli të shënojë dopietë, duke treguar kështu se pavaësisht se ku luan, gjithmonë e gjenë mënyrën për të shënuar dhe për të lënë gjurmë.

Poll

Lexo gjithashtu