Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E KRYER/ Stivi Frashëri rikthehet në Shqipëri, akord me ish-klubin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Stivi Frashëri rikthehet në Shqipëri, akord me
Stivi Frashëri

Stivi Frashëri pritet të jetë futbollisti më i ri i Flamurtarit. Portieri do të rikthehet në Shqipëri pas disa sezoneve në Kosovë, ku ka veshur fanellën e Ballkanit dhe Lirisë së Prizrenit.

Burime pranë lojtarët bëjnë të ditur se Frashëri ka vendosur që t’i bashkohet vlonjatëve, me këta të fundit që kanë objektiv ngjitjen në Superiore.

Pikërisht këtë objektiv, kuqezinjtë kanë vendosur të përforcojnë ekipin me një gardian me eksperiencë. Portieri i njohur rikthehet te Flamurtari pas 7 viteve.

Kujtojmë që Frashëri ka një karrierë të gjatë si në Shqipëri dhe jashtë vendit. 33 vjeçari ka luajtur për ekipe si Skënderbeu, Aris (Greqi), Bylis, Tirana, Flamurtari, Kukësi, Teuta, Ballkani, Jeddah (Arabia Saudite) dhe Liria e Prizrenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga