Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E do Partizani në Superiore, bomberi që mahniti Kategorinë e Parë: Ushqeni sytë me sezonin tim (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E do Partizani në Superiore, bomberi që mahniti Kategorinë e
Itodo

Peter Itodo Mandela u shpall kryegolashënuesi i Kategorisë së Parë për sezonin 2023-2024. Sulmuesi i Luzit bëri një sezon të shkëlqyer në aspektin personal duke shënuar plot 19 gola, por jo vetëm kaq pasi ka asistuar edhe 7 herë të tjera.

Performanca fantastike e 20-vjeçarit ka rënë në sytë e skuadrave të Superiores dhe është Partizani që ka marrë hapa konkret. Të kuqtë e duan në skuadër për sezonin e ri dhe rënia e Luzit nga kategoria e bën akoma më të mundshme këtë lëvizje.

Luzi nuk ia doli të mbijetonte, por bomberi nigerian s’kishte ç’të bënte më shumë për të shpëtuar kavajasit. Me një postim në faqen e tij në rrjete sociale, Itodo shkruan disa rreshta motivues dhe fton të gjithë të ndjekin një video-përmbledhje të golave të tij këtë sezon.

“Një ditë do të kuptosh pse koha e llogaritjes është perfekte dhe pse gjërat ndodhën kështu si ndodhën. Për të të mbruar, udhëhequr dhe drejtuar aty ku ti e kishe të shkruar për të qenë. Besoi procesit të rrugës tënde, zhvillimit dhe rritjes, është përllogaritje hyjnore. Ushqeni sytë tuaj me performancën time në sezonin 2023-2024”, shkruan Itodo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Itodo Mandela (@itodomandela)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga