Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E BUJSHME/ U largua si i përjashtuar nga Partizani, Vangjel Zguro SURPRIZON dhe rikthehet në vendlindje

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ U largua si i përjashtuar nga Partizani, Vangjel Zguro SURPRIZON
Vangjel Zguro ©Photo credits: RTSH

Pas përjashtimit të tij nga klubi i Partizanit, Vangjel Zguro vendosi të largohet përfundimisht nga Partizani. Vetëm 6 muaj pas transferimit të tij te “demat e kuq”, mbrojtësi 31-vjeçar u largua nga ekipi.

Ekipi i ardhshëm që pritet të shohim tashmë Vangjel Zguron është Pogradeci. Ish-mbrojtësi i Partizanit me shumë gjasa do të jetë goditja e radhës nga klubi liqenor që po ndërton një ekip konkurrues për elitën e futbollit shqiptar.

Ky do të ishte një rikthim i mbrojtësit 31-vjeçar në qytetin e tij pas tetë vitesh, ku më pas pati eksperienca në ekipe në Shqipëri si Korabi, Luftëtari, Kamza, Kukësi, Skënderbeu, Bylis dhe Partizani së fundmi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga