
Kategoria e Parë
Besa e Kavajës nuk toleron aspak humbjen përballë Apolonisë. Sfida e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë, prëfundoi 0-2 në favor të fierakëve, rezultat që ka “tundur” nga themelet klubin kavajas.
Mirel Josa është shumë pranë shkarkimit nga drejtimi i ekipit. Sipas shtypit të shkruar, tekniku do të largohet, por nuk do të jetë i vetmi. Pas ndeshjes së djeshme ka qenë dhe vetë ylli i ekipit, Mentor Mazrekaj që ka kërkuar largimin.
Tashmë pritet të shihet si do të veprojë klubi i Besës në janar. Ndryshimet në ekip mund të jenë të shumta, duke kërkuar trajner të ri, por edhe riformatim në organikën e ekipit, pasi synimi është ngjitja në Superiore dhe shpallja kampion.
Poll