
Bledar Devolli
Kukësi ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Sedat Pajazitit. Bledar Devolli do të ulet në stolin e verilindorëve për pjesën tjetër të sezonit. Palët kanë arritur mes tyre marrëveshjen dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet.
Për 47-vjeçarin në fakt është një rikthim, pasi siç dihet Devolli i ka drejtuar edhe më parë kuksianët. Trajneri gjirokastrit e njeh mirë ambientin, ndaj dhe rikthimi i tij është pritur me entuziasës.
Devolli ishte pa ekip që prej shkurtit të këtij viti, teksa rikthehet në stol për të “ringritur” Kukësin dhe për ta vendosur në “shinat” e duhura. Aktualisht verilindorët mbajnë vendin e 10-të me 4 pikë pas 6 javësh kampionat.
Poll