
Vora është duke kryer një sezon të jashtëzakonshëm në Kategoriën e Parë. Për këtë ka folur sot në OraSport i ftuar, Mario Bajramaj.
Futbollisti i cil la Laçin për t’iu bashkuar vorakëve është sërish drejt Superiores pasi blutë kryesojnë kategorinë dhe janë një nga pretendentët kryesor për t’u ngjitur në elitë. Ish-i i kurbinasve është shprehur në lidhje me ecurinë pozitive si dhe për fitoren ndaj Burrelit të Ditmar Bicajt.
“Ishte si qershia mbi tortë. Takimi ndaj Burrelit shkoi mirë. Ishte një nga transfertat më të vështira të sezonit. E dinim këtë gjë ndaj nuk e nënvlerësuam kundërshtarin.
E vlerësuam maksimalisht këtë sfidë. Në fund dolëm me aq pikë sa dëshironim ne. Ia dolëm të fitonim”, u shpreh Bajramaj.