Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Trajneri i Apolonisë gjen "fajin" te gjyqtari, tregon çfarë nuk shkoi ndaj Pogradecit: Presion i madh, u ndikua...

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Apolonisë gjen "fajin" te gjyqtari, tregon
Marko Jovanovic

Trajneri i Apolonisë Marko Jovanovic ka folur për mediat pas humbjes ndaj Pogradecit në transfertë. Skuadra fierake në 5 ndeshjet e fundit numëron vetëm 1 fitore, tregues se nuk po përjetonë një moment të mirë: “Nuk jam i zhgënjyer. Ky është një proces i një ekipi të ri që duhet te eci përpara.

Nuk ishte një lojë e bukur. Mund të them një luftë sportive në fushë. Të dyja ekipet nuk krijuan shumë raste. Shpërdoruam një mundësi shumë të mirë me Mahmutaj. Gabimi na ndikoi te goli i pësuar. Dua të vlerësojë ekipin e Pogradecit. Ata kishin më shumë dëshirë për të fituar.

Bënë një lojë agresive si në fushë ashtu edhe në stol. Çdo vendim i arbitrit ishte nën presion. Përveç gabimeve, ishte kjo ndeshje që ne humbëm. Kisha mundësinë të bëja një lojë më ofensive. Erdhëm për të marrë 3 pikët.

Çdo aksion niste nga portieri dhe gjithmonë kërkonim një presing të lartë. Nëse shikoni ndeshjen, mund të them se ishte e barabartë. Këmbëngul se Pogardeci ishte shumë agresiv. Uroj kundërshtarin për 3 pikët e fituara”.    

Poll

Lexo gjithashtu