
Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi foli për MCN TV pas fitores 4-1 ndaj Bylisit. Fierakët janë në superformë dhe janë pretendent i fortë për të fituar në Play-Off.
“Falenderoj djemtë për këtë paraqitje, iu pata thënë që kam një sfidë personale me kryesuesit. Në 4 ndeshje kemi bërë mirë. Jam i kënaqur, skuadra po vjen në formë. Verdiktet janë zgjidhur neve jemi akoma në lojë për vendin e 4-të që na favorizon në Play-Off. Duhet të jemi të gatshëm për të bërë paraqitje të mira dhe të fitojmë Play-Off.
Kam diskutuar me lojtarët që nëse duhet ta fitojmë këtë ndeshje, kyç është 15 minutat e para të pjesës së dytë. Duke parë Ballshin, thashë kjo është dita jonë. Fati na ndihmoi duke vrarë ndeshjen.”, tha Mërgjyshi.