
Samuel Nikaj
Burreli nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e Ditmar Bicajt. Ky i fundit u largua pak ditë më parë nga matjanët, të cilët mbetën pa trajner.
Por tashmë drejtuesit kanë gjetur “timonierin” e ri. Një emër i njohur ka marrë në dorë “frenat" e skuadrës që militon në Kategorinë e Parë. Samuel Nikaj do t’i udhëheqë në sezonin e ri, ku padiksutim synimi është një vend në “Play-Off” për të tentuar edhe ngjitjen në Superiore.
47-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Flamurtari dhe Prishtina, Vushtria, Kastrioti, Pogradeci dhe Prizreni së fundmi.
Poll