
Tifozët në Vlorë
Flamurtari u mposht 1-2 nga Burreli. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë.
Një humbje që dhemb shumë për vlonjatët, pasi konsiderohen pretendentët kryesorë për t'u ngjitur në Superiore. Dhe pse humbën, tifozët vendas treguan qytetari në fund.
Ata duartrokitën ekipin kundërshtar të Burrelit, që po i drejtohej dhomave të zhveshjes. Kujtojmë se ky është sezoni i pestë, që Flamurtari i mungon elitës së futbollit shqiptar.
Poll