
Nadon Willfried
Lushnja ka arritur të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me një mesfushor nga Bregu i Fildishtë. Nadon Willfried është lojtari më i ri i lushnjarëve.
Mesfushori është pjesë e skuadrës që në muajin gusht, teksa tashma ia ka dalë të bindë drejtuesit me paraqitjet e tij dhe ku synon të jetë një prej protagonistëve në sezonin e ri. Një përforcim i rëndësishëm ky për Lushnjen, e cila në këtë mënyrë përforcon mesin e fushës.
Kujtojmë se Lushnja pas dy ndeshjeve të para në Kategorinë e Parë ka arritur të grumbullojë 4 pikë dhe ndodhet në vendin e 4 në tabelën e klasifikimit.
Poll