Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Bilanc i barabartë këtë sezon mes Vorës dhe Apolonisë, ndeshja e nesërme “thyen” gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Bilanc i barabartë këtë sezon mes Vorës dhe Apolonisë,
Apolonia - Vora

Dita e nesërme do të sjellë 6 takimet e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Të gjitha sfidat e ditës së nesërme do të luhen në orën 13:00 dhe në orën 14:00.

Bie në sy sfida delikate mes Vorës dhe Apolonisë që do të startojë në orën 14:00 në stadiumin “Vora”. Djemtë e Arjan Bellait vijnë në këtë përballje prej një situate shumë të mirë, ku regjistrojnë plot 6 fitore në gjashtë javët e fundit të Kategorisë së Parë.

Nga ana tjetër, Apolonia e Fierit nuk njeh asnjë fitore në kampionat në gjashtë javët e fundit. Fitorja e fundit e ekipit fierak daton më 25 janar përballë Korabit me shifrat 4-2.

Bilanci mes Vorës dhe Apolonisë këtë sezon është i barabartë. Ndeshjen e parë, “blutë” e kanë fituar me shifrat 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa të dytën fierakët me shifrat 2-0. E nesërmja do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga