Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Besa ndërron "shtëpi", kavajasit zhvendosen nga Rrogozhina ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Besa ndërron "shtëpi", kavajasit zhvendosen nga Rrogozhina
Flamurtari - Besa

Besa ndërron shtëpi këtë javë në Kategorinë e Parë. Takimi i fundjavës e sheh Besën të zhvendoset në Lushnje.

Kavajasit presin Kukësin dhe takimi është vendosur të luhet në fushën e Plugut. Fusha stërvitore e lagunarëve ku dhe vetë myzeqarët po zhvillojnë ndeshjet këto kohët e fundit, do të jetë vendi mikpritës i dy klubeve të tjera të kategorisë.

Verdhezinjtë sfidat si vendas i kanë zhvilluar në Rrogozhinë, por tani do t’ju duhet të zhvendosen një qytet më tutje. Egnatia ka një supersfidë ndaj partizanit në Superiore dhe kjo ka detyruar klubin nga Kavaja të largohet në drejtim të Lushnjës.

Kujtojmë që takimi i fundjavës luhet të dielën dhe nis prej orës 13:30. Mbetet për t’u parë nëse stadiumi i ri do të jetë fatsjellës për Besën që po kalon një periudhë mërzitjeje për arsye të rtezultateve zhgënjyese në rrugën drejt elitës.

Besa ndërron "shtëpi", kavajasit zhvendosen nga Rrogozhina
Besa-Kukësi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga