
Flamurtari
Besa e Kavajës është një nga skuadrat më aktive në merkato. Kavajasit po bëjnë përforcime mjaft cilësore, ndërsa tashmë objektivi i tyre dihet. Klubi kërkon ngjitjen në Superiore.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalen, teksa kanë arritur marrëveshjen me ish-lojtarin e Skënderbeut. Erlis Frashëri mbyll pas 6 muajsh aventurën e tij te Flamurtari dhe do të vihet nën urdharat e Mirel Josës.
Mbrojtësi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Besës dhe pritet që në orët në vazhdim të firmosë kontratën me kavajasit. 36-vjeçari zbarkoi në vlorë nga ekipi i Skënderbeut dhe luajti në 13 ndeshje duke realizuar dhe një gol.