Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Axhenda Kategoria e Parë/ Vorës i mjafton një pikë të futet në histori, Pollozhani debuton me Flamurtarin në Burrel

Shkruar nga NEWSPORT
Axhenda Kategoria e Parë/ Vorës i mjafton një pikë të
Vora

Dita e nesërme do të sjellë 6 sfidat e vlefshme të javës së 30-të të Kategorisë së Parë. Në orën 14:00 do të zhvillohen të gjitha takimet e ditës së nesërme, ku vëmendja maksimale do të jetë padyshim në Pogradeci-Vora.

Ekipi “blu” do të dalë në fushë nesër me misionin e vetëm që është ngjitja në Kategorinë Superiore. Vorës i mjafton vetëm një pikë në Pogradec për të siguruar zyrtarisht elitën e futbollit shqiptar, për herë të parë në historinë e klubit. Megjithatë, liqenorët nuk janë aspak një kafshatë e lehtë pasi edhe ata kërkojnë të sigurojnë fazën e Play Off-it.

Flamurtari do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Burrelin ditën e nesërme. Trajneri Pollozhani debuton në stolin e vlonjatëve ndaj ekipit të Bicajt. Flamurtari gjendet i dyti me 5 pikë larg Vorës, ndërsa Burreli në vendin e 4-t me 51 pikë.

Besa e Kavajës pret në shtëpi nesër Erzenin e vendit të fundit. Ekipi kavajas pozicionohet në vendin e 3-të me gjashtë pikë larg Flamurtarit, duke shpresuar për një ndalesë të tyre. Apolonia do të përballet me Korabin në shtëpi në orën 14:00. Ekipi fierak gjendet në vendin e 6-të të Play Off-it, ndërsa ekipi i Peshkopisë në vendin e tetë, një pikë larg zonës së ftohtë.

Lushnja pret në shtëpi nesër Valbonën e vendit të parafundit. Synimi i vetëm për lagunarët është fitorja, pasi duan të sigurojnë një vend për në Play Off. Ndërsa sfida tjetër që do të zhvillohet nesër është Kastrioti-Kukësi. Një përballje direkte për mbijetesë kjo, pasi verilindorët gjenden në vendin e dhjetë me 28 pikë, ndërsa krutanët me tre pikë më shumë në vendin e 9-të.

Axhenda Kategoria e Parë/ Vorës i mjafton një pikë të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga