
Futbolli shqiptar ka startuar, teksa ajo që ngriti siparin në fillim ishte Superiore. Ndërsa këtë të shtunë, radhën e ka Kategoria e Parë, e cila do të luajë javën e parë të saj në këtë sezon të ri.
Vora që shihet si një nga pretendentet do të presë në shtëpi Apoloninë, ndërsa Kukësi dhe Erzeni të sapo rëna në Kategorinë e Parë do të përballen me njëri-tjetrin për pikët e para.
Në krahun tjetër, Flamurtari i “frikshëm” i merkatos do të luajë kundër Burrelit, ndërsa Valbona e ngjitur këtë sezon do të luajë kundër Besës së Kavajës, që gjithashtu ka zhvilluar një merkato të mirë.
Në dy ndeshjet e tjera, Korabi luan kundër Lushnjës, ndërsa Pogradeci përballet me Kastriotin. Të gjitha këto sfida do të zhvillohen të shtunën e 24 gushtit dhe do të luhen paralelisht duke nisur nga ora 17:00.
Kategoria e Parë / Java 1:
Vora – Apolonia
Kukësi – Erzeni
Flamurtari – Burreli
Valbona – Besa
Korabi – Lushnja
Pogradeci – Kastrioti