Kategoria e Parë mbylli javën e parë me ndeshjet të cilat u luajtën të gjitha ditën e shtunë, paralelisht. Tashmë, kjo kategori është gati për javën e dytë.
Sfida mjaft interesante do të luhen të premten, shtunën dhe të dielën. Ditën e premte në orën 17:00, Lushnja do të kërkojë 3 pikët në shtëpi përballë Pogradecit.
Një ditë më vonë, pra të shtunën, në orën 17:00 do të luhen paralelisht 4 sfida të tjera. Apolonia pret në shtëpi Kastriotin, ndërsa Burreli pret Valbonën. Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Erzenit, ndërsa Vora përballet me Kukësin.
Në krahun tjetër, sfida përmbyllëse e kësaj jave do të luhet pasditen e së dielës. Besa e Kavajës do të presë në shtëpi Korabin, për të luajtur një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante.
Të premten
Lushnja-Pogradeci (17:00)
Të shtunën
Apolonia-Kastrioti (17:00)
Burreli-Valbona (17:00)
Erzeni-Flamurtari (17:00)
Vora-Kukësi (17:00)
Të dielën
Besa-Korabi (17:00)