
Flamurtari arriti të mposhtë Apoloninë me rezultatin e ngushtë 2-1. Në përfundimin e takimit, trajneri i fierakëve Sadat Pajaziti doli në prononcim për mediat.
“Gjendja fizike e jona ishte e mirë, por ka të bëjë dhe menatliteti. Djemtë ishin shumë të motivuar për të fituar, nuk mund t’i them asgjë atyre dhe nuk kam asnjë pendesë rreth kësaj ndeshjeje. E dimë dhe kualitetin e Flamurarit që i duhen momente të vogla të shënojë, kemi disa lojtarë që kanë ardhur para pak javësh që nuk po adoptohen shumë shpejt me futbollin tonë.
Ne nga nevoja duhet t’i fusim në lojë, por atyre i duhet ende kohë. Normalisht që këto gjëra do të ndikojnë në futboll. Asnjëherë nuk e kam menduar t’i shmangemi play out-it, kam menduar vetëm të fitojmë ndeshjet që na dalin përpara.”, u shpreh Pajaziti.