
Besa këtë sezon pavarësisht ndryshimeve që bëri në pankinë, sërish është shumë larg pritshmërive. Pas 5 javëve kampionat e shikojnë veten në vendin e fundit në klasifikim së bashku me Kastriotin.
Shpëtim Duro ende nuk po merr përgjigjet e duhura nga ekipi në këto javët e para të Kategorisë së Parë. Barazimi i fundit me Lushnjen, duket i patolerueshëm nga stafi i tij dhe në këto kushte ka vendosur të “mos kursejë asnjë futbollistë”.
Kjo pasi ka udhëruar që ekipi të zbresë dy herë në ditë në fushën e lojës për t’u stërvitur. Në këtë mënyrrë Duro synon që futbollistët të stërviten intensivisht dhe të marrin sa më shumë idetë e tij.
Siç dihet Besa ditën e shtunë do të luajë në transfertë në kuadër të javës së 6-të të kampionatit. Kavajasit do të sfidojnë Ilirinë dhe pikërisht për këtë përballje Duro po tregohet i “pashpirt” me futbollistët, të cilët duhet të zbresin dy herë në ditë për stërvitje.
Ky duel do të jetë shumë i rëndësishëm për Besën, e cila do të synojë edhe fitoren e parë sezonale. Aktualisht deri më tani kanë marrë 3 barazime dhe 2 humbje, shumë larg pritshmërive të tifozëve.