Në një moment shumë delikat, tjera lajme të këqija kanë ardhur në drejtim të Apolonisë.Janë 4 lojtarë të cilët nuk do të jenë në gjendje të japin kontributin e tyre në sfidën me Vorën. Vora është një ekip i pamundur për t’u mundur në këtë formë dhe sikur të mos mjaftonte këto, teknikun nuk e lënë rehat as mundësitë e zgjedhjeve.
Serjan Repaj, Leonard Kaçaj dhe Topi me Musën nuk do të jenë gati. Dy të fundit janë mesfushorë dhe mungojnë për arsye plotësimi të numrit të kartonëve. Ndërkohë Kaçaj është portier dhe mungon prej dëmtimi me Repajn bashkë. Qendërmbrojtësi Repaj u lëndua në Vlorë kundër Flamurtarit dhe që atëherë nuk është në gjendje të luajë.
Ajo që tremb më shumë klubin nga Fieri është mundësia e një mosaktivizimi të goleadorit Trifoni. Ky deri tani ka shënuar 5 gola në kategori.
Dhimbja e kokës te fierakët ka filluar të cilët duhet të hedhin pas krahëve atë diusfatë në pogradec, që ndodhi për gabim individual. Sigurisht këto gabime duhen limituar në këto çaste, ndryshe fati i takimit me vorakët duket i përcaktuar.