Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Administrimi i Flamurtarit ka dështuar”, Sokol Kushta: Aspekti sportiv, ekonomik dhe social është zero, ky ekip nuk ka asnjë vlonjat

Shkruar nga NEWSPORT
“Administrimi i Flamurtarit ka dështuar”, Sokol Kushta: Aspekti
Sokol Kushta

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është vendosur miratimi i shtyrjes me një vit të administrimit të Flamurtarit, e cila është një nga çështjet e shumë diskutueshme.

Në mbledhjen e këshillit fjalën e tij e mori edhe Sokol Kushta. Ish-legjenda e Kombëtars dhe Flamurtarit listoi disa arsye se pse administrimi i klubit të Flamurtarit ka dështuar në vitet e fundit.

Në fjalimin e tij ai preku sektorin sportiv, social dhe ekonomik, duke listuar kështu se si ka ndikuar diçka e tillë në qytetin e Vlorës.

“Administratori i Flamurtarit e dinte se mbaron në korrik dhe logjikisht me letra më 20 nëntor. E marrim të mirëqenë se mbaron në korrik, është e palejueshme që ky zotëri të sjellë dokumentacionin në korrik. Një dashamirës i Flamurtarit, për punën, për Vlorën, për qytetin duhet të vinte që në maj. Të diskutonte me kryetarin, me zyrën juridike dhe me këshilltarët si do të shkojë kjo çështje. Në çfarë momenti është shitja e aksioneve.

Ky zotëri (flet për Sinan Idrizin) ka 4 vite nuk kërkon të blejë aksionet. Nuk ka dashur që aksionet të dilnin në shitje.

Sportiv, ekonomik dhe social, ky administrim është i dështuar. Them në sportiv, pasi ka 5 vite që Flamurtari endet në Kategori që nuk i takon. Por akoma më keq, po të shikon se të gjitha ekipet zingjir po enden në kategoritë e dyta. Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Flamurtarit që nga U-12 deri te U-21 të jenë në Kategorinë e Dytë. Ekipet zingjir kanë qenë gjithmonë kampionë dhe furnizuesit kryesorë të ekipit A.  Unë flas me bindje se në 4-5 vjet nuk ka asnjë element vlonjat në ekipin e Flamurtarit. Ky është një tjetër dështim më i madh se ai i ekipit të parë.  Nuk është mbledhur asnjëherë bordi për të diskutuar për diçka të tillë.

Në aspektin social:  Në momentin që e mori, shiteshin mbi 7000 bileta që është numri minimal për të parë ekipin në stadium. Sot Flamurtari nuk bën dot 100 bileta. Ka rënë besueshme ëria e të gjithë popullit. Ana sociale është zero, këtë administrim nuk e do asnjë në Vlorë, pavarësisht se askush nuk e ka guximin të flasë.

Ana ekonomike: Unë nuk e di saktësisht, por zyra ekonomike e bashkisë duhet të flasë. Mua më tmerron kur ky administrator del në TV e media dhe thotë unë kam 4 milionë euro borxh. Po si ta besojmë ne këshilltarët që ky nuk po gënjen dhe është i besueshëm. Unë kam qenë i pari që kam pranuar që ky administrim të vazhdojë për të mirën e Flamurtarit, por çdo gjë ka një limit. Unë falenderoj kryetarin e bashkisë dhe zyrën juridike që kanë ecur me shitjen e aksioneve. Ne sot duhet të jemi të kujdeshëm, nuk duhet të jemi as frikacak dhe as servile, por duhet të jemi të ndershëm”, ka përfunduar Kushta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga