
Armand Duka
Kukësi sot feston 95-vjetorin e krijjimit, me verilindorët që morën “jetë” më 4 mars 1930. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka uruar skuadrën e Kukësit për 95-vjetorin e krijimit.
Në rrjetet sociale ka postuar në “Insta – Story” një foto me logon e skuadrës së Kukësit dhe me mbishkrimin: “Gëzuar 95-vjetorin e krijimit”.
Kujtojmë se skuadra e Kukësit ndodhet në Kategorinë e Parë dhe mban vendin e 10 në renditje, ku kanë grumbulluar 21 pikë. Rezultatet e skuadrës kuksiane nuk kanë qenë shumë të kënaqshme pasi janë në “ethet” për t’i shpëtuar “Play-Out”.
Objektivi i vetëm për kuksianët mbetet mbijetesa deri në fund të sezonit.

Poll