Kategoria e Parë ditën e djeshme mbylli ndeshjet e fundit të javës së 12-të. Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Burrelin. Ky është barazimi i dytë rresht për kuqezinjtë të cilët gjithsesi vazhdojnë të kryesojnë të vetëm.
Flamurtari kryeson me 29 pikë, ndërsa Besa dhe Vora e ndjekin me 1 pikë më pak. Një garë e fortë mes 3 ekipeve të para për titullin kampion në Kategorinë e Parë, duke i shtuar kështu spektaklin këtij kampionati.
Nga krahu tjetër Kastrioti mori fitoren e dytë rradhaz dhe ngjitet në kuotën e 20 pikëve. Me 3 pikë ëm pak vjen Burreli, ndërsa Apolonia me 15 pikë mbyll renditjen e ‘top-6’. Po kaq pikë sa fierakët kaë edhe Lushnja dhe Pogradeci.
Këtë javë feston edhe Kukësi, me verilindorët që triumfojnë ndaj Erzenit dhe shkojnë në kuotën e 13 pikëve. Me 2 pikë më pak ndodhet Korabi në vendin e 10-të. Më pas vjen Valbonë me 9 pikë dhe Erzeni mbyll sërish kampionatin me vetëm 2 pikë.