
Elbasani është një nga skuadrat më simpatike në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede kryeson kampionatin me 66 pikë, 2 më shumë se Bylisi i vendit të dytë.
Verdheblutë janë 15 pikë larg Flamurtarit të vendit të 3-të, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje drejt fundit të kampionatit. Elbasani ka plot 20 ndeshje rresht pa humbje në kampionat, duke treguar kështu se janë skuadra e momentit në Kategorinë e Parë.
Humbja e fundit në kampionat është ndaj Flamurtarit më 21 tetor të vitit të kaluar. Plot 6 muaj pa humbje për të bërë të mundur ngjitjen në Superiore. Pikërisht me këtë fakt te Elbasani “krenohen’, pasi tashmë janë vetëm 1 pikë Superiores matematikisht.
“2️⃣0️⃣ ndeshje rrjesht pa e njohur shijen e disfatës në kampionat!
Edhe vetem 1️⃣ pikë për të arritur objektivin madhor ‼️”, ka shkruar klubi elbasanas.
View this post on Instagram