Kukësi është shumë larg pritshmërive në këtë sezon, me verilindorët që tashmë si objektiv kryesorë kanë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Pas 16 jabësh, skuadra e drejtuar nga Emiliano Çela ka arritur të grumbullojë 16 pikë, ndërsa ndodhen vetëm 1 pikë larg vendit të 9-të që mbahet nga Apolonia.
Kuksianët nuk ia dolën dot të merrnin pikë ndaj Flamuartarit, por tashmë janë të dënuar vetëm për fitoren. 2 takimet e radhës janë shumë të rëndësishëm dhe Kukësi do të duelojë me 2 ekipe që ndodhen poshtë tyre.
2 duele direkte për mbijetesën dhe verilindorët kanë shansin e artë t’a largohet akomë më shumë zomnës “Play-Out”. Fillimisht do të duelojnë me Valbonën në “Kukës Arena” më 14 dhjetor dhe më pas do të luajnë në transfertë ndaj Korabit më 21 dhjetor.