Besa e Kavajës ka 10 vite larg Superiores dhe në këtë sezon kjo skuadër është ndërtuar për të arritur në elitë. Në 6 javë të zhvilluara deri më tani në Kategorinë e Parë, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka arritur 5 fitore dhe 1 barazim.
Rezultate këto që i mbajnë në vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Gjithashtu është skuadar e vetme që ka pësuar vetëm 1 golë gjatë këtyre javëve, ndërsa kavajasit kanë shënuar 10 të tillë.
Loja që zhvillon kjo skuadër ka bërë që të gjithë tifozët tashmë të ëndërrojnë Superioren dhe rikthimin në elitë. 10 vite larg Superiores janë shumë për një nga ekipet e cila ka shumë histori në futbollin shqiptarë. Josa me eksperiencën e tij ka arritur të ndërtojë një skuadër që nuk dorëzohet kurrë dhe diçka të tillë e dëshmoi më mirë në sfidën me Apoloninë ku kavajasit përmbysën gjithçka në minutat shtesë, ku Goxhaj do të çonte peshë të gjithë kavajasit.