Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

10 gola në dy ndeshje, Kukësi “hap” portën ndaj kundërshtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
10 gola në dy ndeshje, Kukësi “hap” portën ndaj
Kukesi

Kukësi është shumë larg pritshëmrive në këtë sezonl. Verilindorët nuk po ia dalin dot të gjejnë vazhdimësinë në kampionat teksa kanë marrë 4 humbje rresht.

Këto rezultate kanë bërë që skuadra të ndodhet në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit dhe pas 10 ndeshjesh kanë grumbulluar vetëm 9 pikël. Por ajo që bie më shumë në sy përveç disafatave është numri i lartë që kanë pësuar verilindorët sidomos në 2 takimet e fundit.

Ndaj Lushnjes dhe Besës, skuadra e Emiliano Çelës ka pësuar plot 10 gola, me ekipin që duket se “hap” portën ndaj kundërshtarëve. Përvec 10 golave që kanë pësuar ndaj Lushnjes dhe Besës, Kukësi ka pësuar 2 gola ndaj Pogradecit dhe 1 gola ndaj Kastriotit.

Në total 13 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe nuk kanë mundur të shënojnë asnjë herë në portën e kundërshtarëve. Në këtë mënyrë pas 10 javëve kampionat në Kategorinë e Parë Kukësi ka mbrojtjen më të keqe me 20 gola të pësuar. Ndërkohë ka mundur që të shënojë vetëm 6 gola dhe është sulmi i tretë më i keq në këtë kampionat pas Valbonës dhe Erzenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga