
Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së 13-të ditën e sotme me 3 ndeshje shumë interesante.
Si mund të niste java më mirë sesa me një sfidë ‘alla-titull’ edhe pse nuk mund të quhet më e tillë prej formatit. Egnatia – Partizani përplasin ‘brirët’ në Rrogozhinë në orën 13:30 për të ndarë përfundimisht kreun e renditjes.
Në orën 17:00 do të luhen paralelisht dy sfida të tjera shumë interesante. Skënderbeu – Teuta dhe Vllaznia – Laçi kanë shumë për të humbur e shumë për të fituar ndaj 3 pikët janë detyrim për secilën.
Poll