Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Tretë nis zyrtarisht me 24 nëntor, ndryshon sërish formula

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Tretë nis zyrtarisht me 24 nëntor, ndryshon sërish

Kur duhen vetmë dy ditë që të nisë zyrtarisht Kategoria e Tretë, ka ndryshuar kalendari dhe formula e kësaj kategorie.  Një javë më parë ishte programuar të zhvilloheshin 156 ndeshje, ku do të merrnin pjesë 13 skuadra, ku ishte e ndarë në dy faza me nga 26 javë, tashmë skuadrat janë ndarë na dy grupe dhe ndeshjet janë reduktuar në 72, ndërsa A-ja përbëhet nga 6 ekipe dhe B-ja me 7.

Skuadra kampione e kësaj lige do të përcaktohet nga finalja mes dy vendeve të para të grupeve, ndonëse në fund që të dyjave u lind e drejta të ngjiten në Kategorinë e Dytë.

Dy skuadrat e vendeve të dyta do të zhvillojnë një përballje suplementare dhe fituesja do të luajë në “play out” me skuadrën humbëse të vendeve të parafundit të Kategorisë së Dytë. Agim Mone shprehet:  “Ky reduktim u bë për dy arsye. Së pari, për shkak të zgjatjes së kampionatit në 26 javë dhe së dyti edhe për shkak të përballimit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga