Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë merr vëmendjen, skuadrat e kreut “duel” në distancë (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT

Jo vetëm Abissnet Superiore, në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe skuadrat e Kategorisë së Parë. 2 sfida janë rezervuar për t’u zhvilluar në mesditë, duke nisur që nga ora 13:00.

Korabi ka udhëtuar në Fier për të sfidar Apoloninë, në një takim që pritet të jetë i luftuar. Të dy ekipet kërkojnë fitoren. Fierakët për të dalë nga zona e ftontë e renditjes, ndërsa skuadra naga Peshkopia për të qenë në garë për një vend që të siguron ngjitjen në Superiore.

Liderit e Kategorisë së Parë kanë udhëtuar në Orikum, për të sfiduaar vendasit në një duel që luhet për skajet e kundërta në kampionat. Blutë e kryeqytetit tentojnë fitoren për të “blinduar” kreun, ndërsa për vendasit 3 pikët janë “jetike”.

Gjithashtu edhe Skenderbeu do të zbresë në fushë për të luajtur sfidën e javës së 14-të, ku sfidon Tërbunin. Në Korçë nuk tolerohen hapat fals për vendasit, ndërkohë miqtë i kanë idetë e qarta. Tërbuni tenton të jetë në garë për një vend në “Play-off” për ngjitjen në Superiore në sezonin e ardhshëm.

[caption id="attachment_678993" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Kategorine e Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu