Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë merr vëmendjen me 4 sfida, Elbasani dhe Bylisi garë në distancë

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë do të luajë sot ndeshjet e javës së 21-të. skuadrat do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë për fitoren, teksa do të luhen 4 sfida.  Burreli do të presë Tomorit në një duel direkt për mbijetesën në orën 13:00. Besa që vjen pas dy fitoreve radhas në kampionat do të presë në shtëpi kryesuesit e Bylisit në po të njëjtën orë.

Paralelisht edhe Apolonia nga krahu tjetër do të duelojë me Kastriotin, me këto të fundit që kërkojnë pikët për nbijetesën, ndërsa fierakët për të blinduar pozitat e tyre në “Play – Off”.

Në orën 17:00 në “Elbasan Arena” do të sfidohen Elbasani dhe Luzi. Vendasit janë të dënuar për fitoren për të shpresuar te një hap fals i Bylisit dhe për të rimarrë kreun, teksa kavajasit nga krhau tjetër duan 3 pikët që janë jetike për mbijetesën.

[caption id="attachment_724031" align="alignnone" width="679"]Ndeshjet e sotme ne Kategorine e Pare Ndeshjet e sotme ne Kategorine e Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga