Kategoria e Parë ditën e sotme do të luajë ndeshjet e javës së 12-të të saj. Në fushë do të zbresin 10 ekipe që do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. 4 takime do të luhen në orën 13:30, ndërsa dueli i fundit i ditës do të startojë në orën 17:00.
Apolonia e vendit të 3-të do të presë Lushnjen në Fier, në një duel mjaft interesant mes tyre. Lushnjarët ndodhen në vendin e 7-të dhe synojnë që pas dy barazimeve kërkojnë fitoren, ndërsa vendasit synojnë të vazhdojnë me ecuirinë pozitive.
Bylisi kryesoes ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Burrelin. Ballshiotët synojnë rikthimin te fitorja dhe sot nuk u lejohen më hapa fals. Ndërkohë nga ana tjetër vendasit ndodhen ne vendine 10-të dhe synojnë 3 pikët në shtëpi për t’u larguar nga zona e “Play-Out”.
Një tjetër duel që luhet paralelisht me dy të parët është edhe Flamurtari – Luzi. Vlonjatëet në dy javët e fundit janë ngjitur në klasifikim dhe në sfidën e sotme tentojnë një tjetër 3 pikësh për t’iu afruar kreut të renditjes, teksa përballë kanë ekipin e fundit.
Interesante është përballja mes Korabit dhe Tomorit. Dy ekipet nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores dhe ndeshja mes tyre do të jetë shumë e luftuar. Vendasit kanë 3 ndeshje pa fitore, ndërsa beratasit prej më shume se 5 javësh nuk i kanë parë me sy 3 pikët.
Dueli i fundit i ditës do të luhet në orën 17:00 dhe është mes Elbasanit dhe Kastrioti. Përsëri përballë vihen dy ekipet pretendente për t’u ngjithur në Superiores sezonin e ardhshëm. Në “Elbasan Arena” vendasit kërkojnë një tjetër triumf, ndërsa krutanët synojnë fitoren për të qenë pjesë e “Play-Off’.
[caption id="attachment_713115" align="alignnone" width="687"] Kategoria e Pare, ndeshjet[/caption]