Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 2-të të saj. Rezultate mjaft interesante janë shënuar, teksa tashmë skuadrat nisin të pozicionohen në tabelën e klasifikimit.
Kjo javë ka folur për ekipet si Apoloninë, Bylisin, Tomorin, Elbasanin dhe Besën. Të 5-ta ekipet ia kanë dalë të sigurojnë fitoren në këtë javë të dytë. Fierakët mposhtën Korabin 1-0 dhe tashmë mbajnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 6 pikë.
Po 6 pikë ka dhe Bylis që fitoi ndaj Flamurtarit po me shifrat 1-0. Ndërkohë në vendin e 3-të renditet Elbasani që tregoi “dhëmbët” ndaj Vorës. Në “Elbasan Arena” djemtë e Nevil Dedes triumfuan ndaj ekipit të Artan Mërgjyshit me shifrat 3-2 dhe shkojnë në kuotën e 4 pikëve. Po me 4 pikë ndodhet Tomori në vendin e 4-të. Beratasit triumfuan 1-0 ndaj Luzit.
Në vendin e 5-të ndodhet Vora me 3 pikë, Besa gjithashtu fitoi 4-3 ndaj Lushnjes dhe kavajasit mbajnë vendin e 6-të në renditj me aq sa Vora. I vetmi barazim që u shënua këtë javë është mes Kastriotit dhe Burrelit. Skuadrat u ndalën në barazim 0-0 mes tyre dhe tashmë krutanët ndodhet në vendin e 7-të me 2 pikë. Poshtë tyre ndodhen Flamurtari, Luzi, Burreli dhe Korabi me nga 1 pikë, ndërsa mbyll tabelën e klasifikimit Lushnja me 0 pikë.
[caption id="attachment_706299" align="alignnone" width="689"] Renditja e Kategorise se Pare pas javes se 2-te[/caption]